Tregu i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët

Mungesa e fuqisë punëtore vendase po i detyron gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të rekrutojnë punonjës nga jashtë vendit, me një rritje të ndjeshme të punësimeve gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), gjatë vitit janë miratuar online 18,156 kërkesa për punësimin e shtetasve të huaj, 43.4% më shumë krahasuar me vitin 2024. Nga këto, rreth 14 mijë leje pune janë dhënë për herë të parë, duke treguar fluksin në rritje të punonjësve të huaj që po hyjnë në tregun shqiptar të punës. Punonjësit angazhohen në sektorë si shërbimet, industria, bujqësia, por edhe në profesione të specializuara si inxhinierë, kujdestarë për fëmijë dhe të moshuar.

Ndërkohë, shtetasit e Kosovës dhe Italisë ndjekin procedura të ndryshme nga punonjësit e vendeve të treta. Qytetarët e Kosovës, falë marrëveshjes mes dy qeverive të vitit 2022, mund të pajisen me leje qëndrimi biometrike pesëvjeçare që shërben njëkohësisht edhe si leje pune, pa kaluar në procedurën standarde të miratimit nga AKPA. Sipas Policisë së Shtetit, në vitin 2025 në Shqipëri ishin të pajisur me leje qëndrimi 6,076 shtetas nga Kosova dhe 3,776 shtetas italianë. Edhe qytetarët italianë, si shtetas të Bashkimit Evropian, nuk kanë nevojë për miratim të lejes së punës nga AKPA, por vetëm deklarojnë punësimin dhe gëzojnë të drejtën për të punuar në të njëjtat kushte si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të profesioneve që kërkojnë shtetësi shqiptare./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne