“Tregu u dogj…”, del ekspertiza zyrtare/ Zjarrfikësit: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri.

Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lënë detyra, mosplotësimi i të cilave solli pasoja. “Nuk i plotësonte kriteret të ishte një treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikësi Arben Cara. Operacioni i fikjes së këtij zjarri të madh ishte një sfidë e vështirë për shkak të strukturës së objektit, por edhe të rrezikshmërisë që paraqisnin dyqanet që tregtonin gaz dhe parfume.

Për të shmangur situata të përmasave të tilla, sipas zjarrfikësit, bizneset duhet të kenë parasysh disa këshilla: “Të fikin energjinë elektrike kur mbyllin biznesin. Të bëjnë instalime elektrike cilësore. Kujdes nga cigarja”. Për shkrumbimin e mbi 50 bizneseve me një dëm të konsiderueshëm monetar, policia dhe prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim, ku nga të dhënat e deri tanishme ngjarja po trajtohet si aksidentale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne