Tronditet Bashkia e Tiranës, Veliajt i arrestojnë drejtorët

Mariglen Qato, drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, janë arrestuar sot me urdhër të SPAK. Qato është denoncuar nga opozita për korrupsion me disa tendera që ka përfituar nëpërmjet familjarëve të tij. Qato është akuzuar nga opozita se nëpërmjet kompanisë ‘5D Konstruksion’, ka përfituar 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në konflikt interesi.

Policia ka vënë në pranga sot edhe Redian Mollën, ish drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, një nga njerëzit më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Bashkë me 2 drejtorët e bashkisë së Tiranës janë arrestuar edhe 7 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Arrestimet e sotmer pasojnë ato të pak muajve më parë, kur në pranga përfunduan drejtori i Punëve Publike ne Bashkine e Tiranes, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu, nderkohe qe kane dale flete arrestet edhe per dhjetra persona te tjere, perfshire biznesmene.

Arrestimet u bënë pasi SPAK vendosi sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne