Izraeli shpalli si të pabesueshme avokaten e cila shpërndau pretendimet e përdhunimit më 7 tetor

Autoritetet izraelite e shpallën avokaten Cochav Elkayam-Levy si person të “pabesueshëm” dhe “që duhet të shmanget”, duke e akuzuar atë se udhëhiqte dhe shpërndante pretendimet se anëtarët e Hamasit përdhunuan gratë më 7 tetor 2023. Sipas lajmit të gazetës “Yedioth Ahronoth”, burime të qeverisë izraelite që dëshirojnë të mbeten anonim, thanë se Elkayam-Levy lidhur me sulmet e Hamasit të 7 tetorit ka përhapur “studimet e pavërteta dhe historitë e rreme” dhe se me anë të kësaj ka mbledhur ndihma në vlerë prej miliona dollarësh. Pas kësaj zyrtarët e kanë shpallur atë si “të pabesueshme”.

Një zyrtar i cili tërhoqi vëmendjen se historia e “gruas shtatzënë barku i së cilës është prerë”, një histori që u përmend shpesh në mediat perëndimore dhe doli të ishte një gënjeshtër, bëri që të cenohej besueshmëria e Izraelit. Ai tha se “Elkayam-Levy është person i pabesueshëm” dhe se shumë nga provat e paraqitura nga ajo treguan se nuk kishin të bënin me Hamasin.

Elkayam-Levy mblodhi miliona dollarë ndihma për t’i shpërndarë lajmet e rreme

Një zyrtar tjetër, duke folur për “Yedioth Ahronoth”, Elkayam-Levy, e cila tërhoqi vëmendjen pas deklaratave që bëri në kanalet ndërkombëtare të lajmeve pas sulmeve të 7 tetorit, ka mbledhur miliona dollarë ndihma falë “Komisionit të Civilëve” që ka krijuar dhe prezantuar si një organizatë të mbështetur nga shteti. “Ajo u ndihmua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Japoni, Rahm Emanuel. Ajo mblodhi para nga shumë njerëz dhe madje filloi të kërkonte para për konferencat e saj”, tha zyrtari duke iu referuar kërkesës së Elkayam-Levy për mbështetje për buxhetin prej afro 8 milionë dollarësh që i nevojiten për aktivitetet e 2024-ës.

Raporti i Elkayam-Levy, i shkruar më 28 tetor dhe i quajtur “dhunë seksuale sistematike” të Hamasit, një pretendim se “trupat e vajzave të reja të dhunuara” përdorej shpesh në mediat perëndimore, filloi të vihej në dyshim në vend pasi New York Times e tërhoqi atë me arsyetimin se ishte “gënjeshtër” Në artikullin e New York Times të 25 marsit, thuhej se deklarata e një punonjësi mjekësor izraelit të quajtur Guy Melamed për gazetën tha se “ai ka parë trupat e vajzave të reja të zhveshura që dukej se ishin përdhunuar në Kibbutz Beeri” ishte gënjeshtër.

“Një fotografi e shkrepur në të njëjtën ditë nga një ushtar izraelit tregon se trupat e tre femrave ishin të veshura plotësisht dhe nuk tregonin shenja të sulmit seksual”, thuhej në artikull./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne