Trump: Erdogani është shumë i zgjuar

Trump pretendoi se shëndeti mendor i Joe Biden, rivalit të tij nga Partia Demokrate në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë nëntor, nuk është i mjaftueshëm për këtë detyrë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të kanalit «Fox News», Trump argumentoi se për të qenë president duhet të jesh shumë i zgjuar dhe i ashpër.

“Presidenti i Kinës, Xi Jinping është shumë inteligjent, po ashtu Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shumë inteligjent dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është shumë inteligjent. Midis bashkëbiseduesve me të cilët ti merresh nuk mund të gjesh askënd që nuk është shumë zgjuar”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne