Trump kercenon Iranin dhe liderin e tij: S’e përjashtoj një sulm ndaj Iranit. Donin të negocionin por u thashë se është tepër vonë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kercenuar Iranin  dukje thene se nuk mund të dijë për momentin nëse SHBA-të do ta sulmojë Iranin, duke vënë në dukje se Teherani po përballej me “shumë probleme” dhe kishte kishte patur komunikim. “Ata donin të negocionin – duhej të kishin negociuar. Por u thashë se është tepër vonë”, tha ai.

Trump theksoi se ka një “ndryshim të madh krahasuar me një javë më parë” dhe se “ata u ofruan të vinin në Shtëpinë e Bardhë”. Ai shtoi se “nuk e di se sa do të zgjasë kjo” dhe e përshkroi Iranin si “plotësisht të pambrojtur, pa asnjë lloj mbrojtjeje ajrore”.

Duke komentuar kërkesën e tij për “dorëzim pa kushte”, ai tha: “Do të thotë që ka mbaruar. Ata kishin qëllime të këqija”. Së fundmi, ai parashikoi zhvillime javën e ardhshme – “ndoshta edhe më shpejt”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Asgjë nuk ka mbaruar”, tha Trump.

Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat.

Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka mbaruar tashmë”, ndërsa konfirmoi se ende synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Nuk dihet ende nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në luftën kundër Iranit, sepse nganjëherë retorika e Trump është e pakuptueshme për të arritur qëllimin final./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne