Trupat e dhjetëra palestinezëve mbërrijnë në Gaza pas lirimit nga Izraeli

Trupat e dhjetëra palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite, të cilët u arrestuan gjatë operacionit tokësor të saj, mbërritën në Rripin e Gazës pasi u liruan nga Tel Avivi. Korrespondenti i Anadolut raportoi se Ministria e Shëndetësisë në Gaza i pranoi trupat përmes pikës kufitare Kerem Shalom në jug të Gazës.

Megjithatë, tha korrespondenti, Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare është përgjegjëse për varrimin e trupave në varreza masive. “OKB-ja na kishte informuar paraprakisht për mbërritjen e një numri martirësh në Rripin e Gazës, që vlerësohet të jenë rreth 80 trupa”, tha Marwan Al-Hams për Anadolu, drejtori i spitalit Mohammed Yousef El-Najar në qytetin Rafah.

“Trupat mbërritën brenda një kontejneri, disa të paprekura, disa ishin në copa dhe disa të tjerë ishin dekompozuar”, shtoi ai. Al-Hams theksoi se “trupat do të transferohen në varreza për varrim” dhe krimi do të dokumentohet përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në përgjigje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, Izraeli nisi sulme ajrore dhe tokësore në territorin bregdetar dhe që atëherë ka vrarë të paktën 20.915 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Sulmi e ka shndërruar Gazën në gërmadha, me 60 për qind të enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe me gati 2 milionë banorë të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne