Tubim pro-palestinez para selisë së BBC-së në Londër

Një grup protestuesish u mblodhën para selisë së BBC-së në Londër të shtunën, nga ku bënë thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës, i cili prej katër javësh është nën bombardimet e pamëshirshme nga forcat izraelite.

Pjesëmarrësit në tubim bënë thirrje për një armëpushim dhe “ndalimin e gjenocidit” kundër popullit palestinez në Gaza. Disa vunë në dukje slogane duke akuzuar mediat perëndimore për njëanshmëri në raportimin mbi pushtimin e Gazës.

“Mediat perëndimore nuk na kërkuan kurrë që të ‘dënojmë’ Nakba-n (katastrofën)”, shkruhej në një nga pankartat. Në katër javët e fundit, ka patur protesta të mëdha në të gjithë Britaninë e Madhe në mbështetje të popullit të Palestinës, por edhe për shkak të zyrtarëve britanikë që kanë mbështetur Izraelin./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne