Tunizia dërgon në Egjipt një avion me pajisje mjekësore dhe ushqime për Gazën

Tunizia dërgoi në Egjipt një avion me ndihma që transportonte pajisje mjekësore dhe ushqime urgjente për Rripin e Gazës.

Në deklaratën e tij për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit TAP, këshilltari i presidentit tunizian, Mustafa Ferjani tha se një avion me më shumë se 14 tonë furnizime mjekësore dhe ushqime emergjente u nis nga kryeqyteti Tunis për në Egjipt.

“Tunizia do të vazhdojë të mbështesë të drejtën palestineze. Dërgesat do të vazhdojnë me avionë të tjerë ndihmash në ditët në vijim”, tha Ferjani.

Ai thekson se ajo që ndodhi në Gaza ishte krim kundër njerëzimit dhe se ata e dënojnë ashpër. “Të gjithë, përfshirë foshnjat, gratë, të moshuarit dhe fëmijët, janë prekur tmerrësisht nga sulmet në Gaza”, tha Ferjani. Tunizia dërgoi 12 tonë ndihma mjekësore dhe ushqim për fëmijët në Gaza në tetor të vitit të kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne