Turqi: Arritja e marrëveshjes për pauzë humanitare në Gaza një “zhvillim pozitiv”

Ministria e Punëve të Jashtme Turqis ka deklaruar se e sheh si një zhvillim pozitiv arritjen e marrëveshjes mes palëve për pauzë humanitare në konfliktet në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij prej më shumë se 6 javësh.

“Marrëveshjen mes palëve për shpalljen e një pauze humanitare 4-ditore në konfliktet në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij prej më shumë se 6 javësh, e shohim si një zhvillim pozitiv, në aspektin e zbutjes sadopak të gjakderdhjes. Presim të respektohet plotësisht marrëveshja që përfshin lirimin e një pjese të pengjeve dhe të burgosurve, si dhe rritjen e ndihmës humanitare të lejuar për të hyrë në Gaza”, tha ministria turke.

Ndër të tjera, ministria uron që kjo pauzë humanitare të ndihmojë në përfundimin e plotë dhe sa më parë të konflikteve, si dhe për fillimin e procesit drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar mbi zgjidhjen me dy shtete. Po ashtu theksohet se Turqia vlerëson përpjekjet e Katarit në arritjen e kësaj marrëveshjeje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne