Turqia bën thirrje për parandalimin e “akteve të urryera” që shënjestrojnë Islamin

Ankara

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqise bëri thirrje për parandalimin e akteve që shënjestrojnë Islamin nën “petkun e lirisë së shprehjes”, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Turqise, Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha se shteteve që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre në parandalimin e “akteve të urryera” që përshkruhen si krime të urrejtjes nga OKB-ja dhe ofendojnë afro 2 miliardë muslimanë, u kërkohet të ndryshojnë qëndrimet e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të luftojnë së bashku kundër sulmeve ndaj vlerave të shenjta.

Figura apo grupe islamofobike kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme përçmuese në Evropën Veriore muajt e fundit, duke shkaktuar zemërim në vendet muslimane dhe mbarë botën.

Deklarata erdhi pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare u takua nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne