Indonezia bën thirrje për luftë të bashkuar kundër islamofobisë

Indonezia shprehur nevojën “për të luftuar dhe parandaluar fuqishëm” islamofobinë, duke thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI) në luftën kundër islamofobisë, transmeton Anadolu.

Gjatë një takimi në kryeqytetin Xhakarta me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-t, Hissein Brahim Taha, ministrja e Jashtme indoneziane Retno Masrudi “theksoi nevojën për të luftuar dhe parandaluar me vendosmëri dhe fuqishëm islamofobinë dhe përsëriti gatishmërinë e Indonezisë për të punuar ngushtë me OBI-n”, thuhet në një deklaratë nga OBI.

Ministrja Masrudi theksoi përpjekjet e Indonezisë për të ndihmuar njerëzit në Afganistanin e shkatërruar nga lufta dhe “dha udhëzime se si të mbështetet më mirë Afganistani në kuadër të OBI-t”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket Palestinës, Masrudi përsëriti “mbështetjen e plotë të Indonezisë për palestinezët dhe këmbënguli në rolin udhëheqës që do të luajë OBI për të rivendosur paqen në Palestinë dhe për të respektuar të drejtat e popullit palestinez”.

Gjithashtu, gjatë takimit të djeshëm të kreut të OBI-t me presidentin indonezian Joko Widodo, presidenti pohoi “mbështetjen e plotë të vendit të tij për OBI-n dhe përpjekjet e çmuara në shërbim të botës islame dhe popullit të saj”.

Presidenti indonezian vlerësoi “përpjekjet dhe iniciativat e OBI-t në trajtimin e fenomenit në rritje të islamofobisë dhe krimeve të djegies së kopjeve të Kuranit, duke theksuar nevojën për të mbështetur këto përpjekje për të trajtuar këtë fenomen”, thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne