Turqia kundër shtetit Bektashi/ Kacelli: Ka arsye historike dhe fetare, është vendlindja e këtij tarikati

Qeveria shqiptare nuk duhet të avancojë me idenë e krijimit të shtetit bektashi. Kërkesa e qeverisë turke erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Historiani dhe studiuesi i tarikateve në Shqipëri, Behar Kacelli, i ftuar në programin “MCN live”, e mbështet këtë kërkesë, duke thënë se Turqia ka arsye historike dhe fetare për të kundërshtuar krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, pasi ajo është vendlindja e këtij tarikati.

Turqia është vonuar të reagojë zyrtarisht për shkak të konjukturave rajonale që kanë ndodhur, të cilat kanë ndikuar në qëndrimin e saj. 

Turqia, përmes kanaleve të komunikimit me shtete të tjera si SHBA-ja, ka filluar të krijojë një komunikim më të ngushtë me Shqipërinë për të adresuar këtë çështje.

Turqia ka arsye historike dhe fetare që të jetë kundër këtij projekti për arsye se nëse do te flasim për tarikatin Bektashi, që është gabim në Shqipëri që po mundohet ti prezantojnë ata si fe në vete dhe tu krijojnë një komunitet fetar, të shkëputur nga përkatësia e tyre islame, gjë qe nuk është e vërtet dhe nuk është ne rregull me besimin e tyre. 

Sipas Kacellit, është gabim që tarikati Bektashi po përpiqet të trajtohet si një fe e veçantë në Shqipëri, pasi ai është pjesë e fesë islame dhe nuk mund të shkëputet nga rrënjët e tij fetare.

Bektashizmi ka lindur në Turqi dhe se varri i Haxhi Bektash Veliut ndodhet në Ankara, ndërsa shumë shtete të tjera, si Egjipti, kanë një numër më të madh ndjekësish se Shqipëria.

Është e papranueshme që bektashizmi të trajtohet si një komunitet fetar i shkëputur nga Islami, duke u përpjekur ta paraqesin si diçka të pavarur, larg origjinës së tij historike dhe fetare./mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne