U arrestua para pesë ditësh për drogë/ Ndërron jetë 45-vjeçari i burgosur

Eduard Koka, 45-vjeçari i cili u arrestua rreth një muaj më parë (3 Prill) pasi u kap duke shpërndarë kanabis, ka ndërruar jetë. 45 vjeçari nga Lezha ka shfaqur mëngjesin e sotëm (7 Qershor) probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit të Reçit. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.

Fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e kanë dërguar menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë. Uniformat e bardha kanë tentuar t’i japin ndihmën mjekësore, por Eduar Koka s’ka mundur të mbijetojë.

Arrestimi i Eduard Kokës

45-vjeçari u vendos në pranga më 3 prill të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit për të pritur derisa gjykata të jepte një vendim për të.

Ai u kap në lagjen “Gurra” të Lezhës dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një sasi kanabisi të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Ndërkohë në banesën e tij në të njëjtën lagje, u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Njoftimi i policisë më 3 prill:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Eduart Koka 45 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj këtij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne