U gjet i vdekur në kanal, Policia zbardh rastin në Memaliaj: 72-vjeçari është vrarë, shpallet në kërkim autori

Policia e Memaliajt ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm (20 gusht), ku një i moshuar u gjet i pajetë, por dyshohet se është vrarë me mjet prerës.

Ndërkohë policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin, por me qëllim ruajtjen e sekretit hetimore dhe kapjen e tij nuk publikohen të dhëna mbi identitetin.

Njoftimi i Policisë 

Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.

Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjeneralitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne