U paditën për sulm ndaj panairit të librit, gazetari Thanasi: Dosja hetimore ndaj muxhahedinëve të MEK ndodhet në prokurori

Vitin e kaluar anëtarët e muxhahedinëve të MEK që ndodhen në Manëz prishën panairin e Librit dhe dhunuan stendën e vendosur nga shoqata Asila në këtë panair.

Gazetari Gjergji Thanasi ka zbuluar se dosja hetimore në ngarkim të muxhahedinëve të MEK për sulmin ndaj Panairit të Librit në Durrës ndodhet në prokurorinë e këtij qyteti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale gazetari Thanasi ka zbuluar përgjigjen që Drejtoria e Policisë i dha Shoqatës Asila mbi fazën e hetimeve të dhunuesve të stendës së saj në Panairin e vitit të kaluar nga një grup muxhahedinësh që jetojnë në kampin ASHRAF 3 në Manzë.

Statusi i Plotë i Gjergji Thanasit:

Te dashur miq vjet ne fillim te gushtit nje kope muxhahedinesh anetare te Sektit Rajavi (iranianet ne Manez) sulmuan Panairin e Librit ne Durres, ku Shoqata “Asila” merrte pjese me nje prezence modeste librash te botuara prej saj.
Keta ish terroriste aktualisht te vendbazuar ne Manez sulmuan panairin, qe mbeshtetej zyrtarisht nga Ministria e Kultures dhe Bashkia Durres. Sulmi ndodhi rreth gjysem ore para se panairi te vizitohej nga kryebashkiakja e Durresit dhe nga ministreja e Kultures.
Policia e rendit e mbeshtetur fuqimisht nga policia bashkiake Durres nderhyri dhe pergjithsisht arriti te neutralizonte me sukses sulmin e ish muxhahedineve.
Sot une po publikoj pergjigjen zyrtare te policise se Durresit dhene nje kerkese me shkrim te bere nga z. Dashamir Mersuli, kryetar I Shoqates Asila.
Ish muxhahedinet shkeles ligji tashme kane pune me prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres. Zaten nuk eshte hera e pare, qe keta ish terroriste perballen me ligjin, gjykatat shqiptare, qe nga Korca ne Tirane dhe qe nga Tirana ne Durres (rasti i Behzad Safarit)
Durim shqiptare durim, se ia kemi pare dhe po ia shohin sherrin Kultit Rajavi!!!!
Ky kult eshte telash dhe rrezik per ne shqiptaret!!!

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne