Ushtarët izraelitë arrestuan edhe 30 palestinezë të tjerë në bastisjet që kryen në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor nën pushtim.
Theksohet se të paktën 30 palestinezë u arrestuan në bastisjet që ushtria izraelite ka kryer në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit. Numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar mbi 10 mijë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se këto të dhëna nuk përfshijnë ndalimet në Rripin e Gazës, “shifrat e të cilëve shprehen me mijëra”. Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA