Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka kryer sulme ajrore ndaj më shumë se 450 objektivave në Rripin e Gazës nën bllokadë dhe se njësitë tokësore vazhdojnë të “zgjerojnë aktivitetet e tyre” në rajon.
Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga opinioni ndërkombëtar, Izraeli vazhdon duke rritur sulmet që filloi më 7 tetor kundër Gazës.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria, thuhet se në 24 orët e fundit mbi 450 objektiva u goditën me avionë luftarakë.
Pretendohet se objektivat që u goditën janë vende të tilla si qendra komandimi dhe pika vëzhgimi që i përkasin Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit.
Po ashtu në deklaratë theksohet se njësitë tokësore që ndodhen në rajon vazhdojnë të “zgjerojnë aktivitetet e tyre”.
– Plagosen 2 ushtarë izraelitë
Në deklaratë thuhet se janë plagosur 2 ushtarë izraelitë përshirë një oficer.
Oficeri, gradat e të cilit nuk bëhen të ditur është plagosur rëndë si pasojë e një predhe mortaje të hedhur ndërsa një ushtar është plagosur lehtë në konfliktet në veri të Gazës./AA