Ushtria izraelite kreu sulme në 3 objekte të Hezbollahut në jug të Libanit

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme ajrore në tre objekte të Hezbollahut në jug të Libanit. Për këtë çështje është bërë një deklaratë nga llogaria X e ushtrisë izraelite.

Në deklaratë thuhet se në sulmet në rajonet Ayta al-Shaab, Mervahin dhe Tayr Harfa në jug të Libanit janë shënjestruar ndërtesat dhe infrastruktura ushtarake e Hezbollahut. Hezbollahu nuk ka dhënë ende deklaratë në lidhje me sulmin.

Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 287 anëtarë të Hezbollahut, 56 civilë libanezë, 18 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 12 nga Xhihadi Islamik dhe 7 civilë izraelitë dhe 12 ushtarë izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne