Në Eurovision do të ndalohet hyrja me flamur të Palestinës

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) njoftoi se të ftuarit nuk do të lejohen të hyjnë me flamurin palestinez brenda në konkursin e këngës Eurovision i cili do të mbahet më 11 maj në qytetin Malmö, të Suedisë. Në deklaratën e bërë nga EBU për gazetën “Göteborg Post”, thuhet se ata që do të tentojnë të hyjnë me një flamur palestinez ose një pankartë që përmban një mesazh politik në Malmö Arena, ku do të zhvillohet konkursi i këngës, do të ndalohen dhe do t‘i merren pankartat ose flamujt palestinezë.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Grupi Suedez i Palestinës, thuhet se pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision, do të protestohet në Malmö. Më tej në deklaratë theksohet gjithashtu se në protestë do të performojnë edhe artistë vendas me emrin “Konkursi i Këngës pa Gjenocid”. Sipas lajmit të televizionit shtetëror suedez “SVT”, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Malmö-s, Nils Norling tha se ata kanë parashikuar që në qytet do të vijnë 100 mijë protestues.

Duke vënë në dukje se do të marrin masa të gjera sigurie që në protesta të mos shënohen incidente, Norling deklaroi se në Malmö do të mbërrijnë për mbështetje edhe ekipe policore nga Norvegjia dhe Danimarka./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne