Ushtria izraelite njofton se gjatë natës goditi 150 objektiva në veri të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës ka goditur me sulme ajrore 150 objektiva në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë.

 

 

Në një deklaratë nga ushtria izraelite pretendohet se me avionë luftarakë u bombarduan 150 objektiva të Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit në veri të Gazës.

Në deklaratë mbrohet ideja se në mesin e objektivave që u goditën janë pika të tilla si tunele dhe infrastruktura nëntokësore dhe se janë vrarë anëtarë të shumtë të Brigadave Izzeddin Kassam.

Ushtria izraelite mbrëmë fillimisht nisi sulmet me obusë dhe më pas sulme intensive me avionë luftarakë në veri të Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne