Ushtria izraelite nxjerr jashtë me forcë të strehuarit në spitalin Shifa dhe shumicën e pacientëve

​Ushtria izraelite nxjerr jashtë me forcë të gjithë të strehuarit në Spitalin Al-Shifa në Gaza dhe shumicën e pacientëve.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet intensive ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Aktualisht, sipas OKB-së, brenda këtij kompleksi spitalor ndodhen 2300 pacientë, personel mjekësor dhe persona të zhvendosur dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për fatin e tyre janë intensifikuar. Izraeli thotë se Hamasi, i cili është në pushtet në Gaza, po e përdor spitalin si bazë ushtarake. Rreth 950 njerëz ende në spitalin Al Shifa, thotë OBSH

 

 

Ndërkohë, rreth 950 njerëz, duke përfshirë 650 pacientë dhe 300 mjekë dhe staf mjekësor, janë ende në spitalin Al Shifa në Gaza, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në përmjet bllokadës, Izraeli po ashtu ka privuar Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne