Ushtria izraelite shpalli “alarm për gjendje lufte”, fillon sulmet në Gaza

Ushtria izraelite shpalli “gjendjen e gatishmërisë së luftës” pas zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës, pas së cilës nisën sulmet në Gaza.

Siç njoftoi ushtria izraelite, situata e përmendur është shpallur për shkak të “sulmeve të shumta nga Gaza në orën e fundit”.

I njëjti burim ka thënë se disa grupe palestineze kanë hyrë në territorin e Izraelit, në zonën kufitare me Gazën dhe se aty po zhvillohen luftime.

Ushtria izraelite më pas njoftoi se kishte nisur sulmet në Rripin e Gazës të bllokuar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka autorizuar “mobilizim masiv të forcave rezervë”, raportojnë mediat lokale.

Siç thonë nga autoritetet izraelite, grupe të armatosura palestineze hynë në territorin e Izraelit dhe pushtuan stacionin e policisë në qytetin Sderot.

– Shkon në 5 numri i të vdekurve në Izrael

Sipas lajmit të televizionit izraelite “Kanal 12”, mësohet se për shkak të raketave të hedhura nga Gaza në Izrael kanë humbur jetën 5 persona.

Gazeta “Haaretz” ka njoftuar se ka arritur në mbi 100 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve me raketa në të gjithë Izraelin.

Ndërkohë nuk janë ndarë të dhëna lidhur me identitetin e personave që kanë humbur jetën dhe se ku ndodhen ato.

Shërbimi izraelit i ndihmës emergjente, Ylli i Kuq i Davidit njoftoi se një izraelit ka humbur jetën dhe 15 persona të tjerë janë plagosur në sulmet e nisura në orët e mëngjesit kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

Krahu ushtarak i Hamasit, Izzeddin Kassam, njoftoi më herët sot në mëngjes se një operacion kundër Izraelit ishte nisur, disa mijëra raketa dhe granata ishin lëshuar nga Rripi i bllokuar i Gazës. Operacioni u nis në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne