Ushtria izraelite vret 6 palestinezë të cilët po prisnin për ndihma në Gaza

Ushtria izraelite hapi zjarr duke vrarë 6 palestinezë dhe duke plagosur 83 të tjerë të cilët po prisnin për ndihma humanitare në Gaza.Forcat izraelite kryen masakër pasi qindra palestinezë dolën në rrugë natën për të marrë ndihmat me miell në veri të Gazës të cilën Izraeli e ka dënuar me  uri. Palestinezët të cilët për të marrë një thes miell ecin në errësirën e natës në rrugët pa energji elektrike dhe të shkatërruara nga sulmet izraelite, u mblodhën në kryqëzimin Al-Kuwait.

Ata që mbërritën herët arritën të siguronin qoftë edhe një thes miell ndërsa disa u kthyen duarbosh dhe disa humbën jetën për këtë shkak.

Forcat izraelite që kanë shtyrë drejt urisë 2.3 milionë palestinezë në Gaza, hapën zjarr ndaj palestinezëve që u mblodhën për të marrë ndihmë në kryqëzimin Al-Kuwait. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se 6 persona humbën jetën dhe 83 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite kundër palestinezëve që po prisnin në kryqëzimin Al-Kuwait për të marrë ndihma.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës. Në videot e paraqitura në median sociale, shihet se kamioni që transportoi ndihma u përdor për të transportuar të vrarët dhe të plagosurit në sulmin e forcave izraelite. Në pamje pasqyrohet se në karrocerinë e kamionit ka shumë palestinezë të vrarë dhe të plagosur, të cilët rrezikuan jetën për të marrë një thes miell për shtëpinë e tyre dhe të cilët u shënjestruan nga plumbat izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne