Vaksinat: ”Vetëm prano injeksionet e tuaja të mallkuara”

Titulli i sipërm ”Vetëm prano injeksionet e tuaja të mallkuara”, është citat i marrë nga numri i madh i mjekëve televiziv seriozisht të painformuar, troleve të paguara në rrjete sociale dhe personave të famshëm të paguar gjersa me gëzim iu bashkëngjitnin fushatave të popullarizuara të cilët i kanë sponzoruar CDC-ja, WHO-ja, AAP-ja, AAFP-ja dhe AMA-ja, të cilët i nxinë dëshmitarët të qindra mijëra të vaksinuarve, të cilët me vaksinë i lënduan, me vaksinë i paaftësuan dhe me vaksinë madje i vranë foshnjet, fëmijët,të rriturit dhe ushtarët.

Posaçërisht janë të indinjuar prindërit, vëllezërit dhe motrat, fqinjët dhe gjithë të afërm tjerë të viktimave të traumatizuar nga vaksinat, sepse në mënyrë të besueshme e dinin se vaksinat i kanë helmuar të afërmit e tyre pasi kanë parë se çfarë po ndodh para syve të tyre. Këta dëshmitarët kanë ditë të vërtetën, edhe pse mjekët e tyre(sidomos pediatrit) dhe klinikat e tyre refuzonin t’i dëgjonin dhe shpesh i largonin ata dhe familjet e tyre të cilët në mënyrë logjike refuzonin të pranojnë ”rastësinë” si arsye të sëmundjeve katastrofale të shkaktuara nga vaksinat, me ç’rast foshnjat e tyre normale papritur i shndërruan në të sëmurë kronik apo edhe të vdekur.

Prindërit mirë të informuar filluan të kuptonin-përkundër fushatave propaganduese agresive të Big Pharmës, Big Medicinës dhe Big Medias, se vaksinat nuk janë domosdoshmërish të sigurtë. Në të vërtetë, ata shohin se mund të jenë vdekjeprurës. Shumë prindër poashtu filluan të perceptojnë se vaksinat nuk janë domosdoshmërish efikase dhe afatgjate. Për dallim nga infeksionet natyrore në fëmijëri të cilët japin imunitet të përjetshëm, vaksinat për infeksionet e buta sikurse fruthi, shytat dhe lia e ujit kërkojnë vaksinime të shpeshta ashtu që teoretikisht të krijohet imuniteti i pjesshëm.

Prindërit të cilët nuk mund të presin se nga klinikat e tyre do të marrin informata shteruese për mandatet e CDC-it dhe AAP-it për vaksinim tejmase duhet vet të hulumtojnë neurotoksikologjinë dhe të fillojnë të kuptojnë(jo prej mjekëve të painformuar dhe shumë të zënë), se vaksinat të cilët janë të planifikuar për fëmijët e tyre të çmuar përmbajnë përbërës të ndryshëm neurotoksik në koktej injeksione për foshnjat. Madje 3 injeksione menjëherë do të duhej futur në muskuj të njomë të foshnjave prej 2, 4 dhe 6 muajsh. Këto injeksione mund të përmbajnë viruse të gjalla, alumin, zhivë dhe ndotësit e paqëllimshëm për të cilën prodhuesit e vaksinave pranojnë se mund të shkaktojnë inflamacionin apo infektimin e trurit.

Të gjitha fushatat e pranishme shpifëse kundër asaj që trolet e paguara në mënyrë të qëllimshëm i quajnë”anti vaksera” dhe i shënjestrojnë të gjithë skeptikët racional dhe shkencor ndaj agjendës amerikane të vaksinimit tejmase- e cila sipas agjendës amerikane nacionale:
1. vaksinon më së shumti fëmijë në tërë botën e zhvilluar,
2. ka shkallën e vdekshmërisë së foshnjave më të madhe në tërë botën e zhvilluar,
3. ka përqindjen më të madhe të fëmijëve me autizëm në tërë botën e zhvilluar.

Por plani tejmase i vaksinimit është shumë profitabil për Big Pharmën, Big Medicinën, pediatrit, klinikat medicinale dhe Big Mediat(të cilët fitojnë miliarda dollar në vit nga reklamat e Big Pharmës). Aty janë edhe persona të famshëm të padijshëm të cilët janë bashkangjitur fushatës mirë të organizuar dhe të financuar, ndërsa nuk dinë kurrgjë për shkencën e neurotoksikologjisë së vaksinave, shkencës e cila pa asnjë dyshim dëshmon se alumini i injektuar intramuskular( i cili në shumicën e vaksinave të foshnjave është si „adjuvans“) dhe zhiva e injektuar intramuskular(thimerosal) janë shkaktar të shpeshtë të dëmtimit të trurit në fëmijëri të cilët mund të diagnostifikohen si çrregullim të spektrit autistik(ASD), çrregullim të Aspergut, çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), sindromi inflamator autoimun sfiduar nga adjuvansat(ASIA), çrregullimet autoimune, skleroza amiotrofike laterale(ALS), alergjionet( dhe kjo është vetëm lista e çrregullimeve të shkaktuara nga vaksinat të cilët fillojnë me shkronjën“A“), çrregullimet e sulmeve, demencës, sëmundjen e Parkinsonit, multiplaskleroza, etj,etj, varësisht nga atë se në cilin moshë truri është injektuar mjaftueshëm dhe cili vend në tru është përfshirë.

Realiteti i hidhur është se shumica e mjekëve(përfshirë edhe mua) kanë pas trajnime joadekuate në shkollën e medicinës për neurotoksikologji, imunologji, vaksinologji, të paktën pjesërisht sepse Big Pharma ka ndikim dinak në arsimimin medicinal, duke shpresuar se do të krijojë furnizime të majme të shkruesve të reçetave dhe avokuesve të vaksinave. Duke ditur se përbërësit më të shpeshtë neurotoksik të vaksinave janë (alumini dhe zhiva), nuk duhet befasuar asnjë mendimtar logjik se mund të priten rezultate të këqija kur vaksinat të cilët përbëjnë metale në të njëjtën kohë jepen në kokteje, pa marr parasysh a jepet ushtarit, foshnjës, fëmiut, vajzës para pubertetit apo personit të rritur.

“Asnjë prodhues i vaksinave nuk do të jetë përgjegjës…për dëmet e shkaktuara nga lëndimet apo vdekjet të ndërlidhura me vaksinën“.

Presidenti amerikan Ronald Reagan, pasi që ka nënshkruar Ligjin nacional për lëndimet nga vaksinimet tek fëmijët (NCVIA) në vitin 1986, me të cilën janë liruar kompanitë farmaceutike, pediatrit dhe të gjithë ofruesit e vaksinave nga çfarëdo përgjegjësie medicinale-juridike kur fëmijët vdesin, bëhen të sëmurë kronik nga çrregullimet autoimune të shkaktuara nga vaksinimi, apo kanë mbetur invalid si pasojë e efekteve anësore të vaksinimit. Ky ligj ka sjell drejtpërsëdrejti gjer te zhvillimi pa kurrfarë përgjegjësie, të pamenduar të shumë vaksinave të rinj, të shtrenjtë, të vaksinave potenciale blok-buster, të cilët tani janë mbi 250 lloje.

„SHBA-të kanë mbajtur një nga shkallët më të larta botëror të vaksinimit të fëmijëve dhe shkallën më të ultë të sëmundjeve infektive, madje edhe pse zyrtarët e shëndetit publik nuk kanë mundur të sqarojnë pse fëmijët e tanishëm të shumtë të vaksinuar janë të sëmurë apo kanë mbet invalid. Njashtu është e pashpjegueshme pse SHBA-të ka shkallën më të madhe të vdekshmërisë së foshnjave nga të gjitha shtetet e zhvilluara, 6 në 1000 foshnje të cilët vdesin pa festuar ditëlindjen e parë“.

“Vdekshmëria maternale(e nënave) poashtu u bë njëra nga më e keqja nga të gjitha shtetet e industrializuara, 8-12 gra të vdekura në 100.000 gra brenda një viti nga lindja, e cila shkallë e vdekshmërisë së nënave është dyfishuar në mes viteve 1990-2013. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë(WHO), vlerësohet se brenda 1 viti rreth 1200 gra në Amerikë përjetojnë komplikime vdekjeprurëse gjatë shtatzënisë dhe lindjes, ndërsa rreth 60.000 përjetojnë komplikimet gati vdekjeprurëse”.

Pasi që kompanitë farmaceutike, pediatrit dhe të gjithë furnizuesit e vaksinave janë të mbrojtur nga përgjegjësia për lëndimet dhe vdekjet e shkaktuara nga vaksinat, zyrtarët shëndetësor amerikan kanë trefishuar numrin e vaksinave të rekomanduara për fëmijë, nga 23 doza për 7 vaksina në vitin 1986, në 33 doza për 9 vaksina gjer në vitin 1997, e cila ka eskaluar aktualisht në 69 doza për 16 vaksina.

“Epidemia e re e sëmundjeve kronike të fëmijëve dhe me invaliditetet të paprecedentë e cila në mënyrë të përkryer është mbuluar me zgjerimin e orarit të vaksinimit të fëmijëve gjatë 30 viteve të kaluara ka efekt shkatërrues tek fëmijët, prindërit e tyre dhe kombin tonë. Sot 1 nga 6 fëmijët në SHBA ka vështirësi në mësime, 1 nga 9 fëmijë ka astmën, 1 nga 10 fëmijë ka ADHD-në, 1 nga 50 fëmijë ka autizëm, 1 nga 400 fëmijë ka diabetin. Miliona fëmijë tjerë vuajnë nga alergjitë e rënda, epilepsi, ankthi dhe depresioni, si dhe lloje tjera të çrregullimeve cerebrale dhe imunologjike të ndërlidhura me inflamacionin kronik në trup” Barbara Loe-Fischer

“Imuniteti i tufës i shkaktuar nga vaksinimi është gënjeshtra e cila shfrytëzohet për t’u frikësuar mjekët, zyrtarët e shëndetit publik, personeli tjetër mjekësor dhe opinioni publik për të pranuar vaksinimin“.
Dr.med. Russell Blaylock

„Vaksina e vetme e sigurtë është ajo e cila kurrë nuk përdoret“. Dr. James A. Shannon

P.S. Ky është përkthim i versionit të shkurtuar të shkrimit të gjerë në gjuhën kroate në portalin http://www.xn--logino-l2a.com/

Autor: Dr. Gary G. Kohls
Burimi: LOGIČNO
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne