Vangjush Dako pas hekurave

SPAK lëshoi dje urdhër-arreste për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

Vangjush Dako u vetëdorëzua në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë. Dakos do t’i komunikohen akuzat, ndërkohë që ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Zbardhen emrat e bashkepunetoreve te ish kryetarit te Bashkise Durres. SPAK ka lëshuar sot urdhër-arreste për 7 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Ish-zyrtarët kanë qenë pjesë e Zyrës së Urbanistikës, njëri prej të cilëve është identifikuar si A.Q., ish-drejtori i urbanistikës si dhe Fiqiri Faruku.

Bëhet fjalë Adhurim Qehajajn, Adrian Bulkun, Fiqiri Farukun, Ermal Laman, Fatmir Ejupin, Adnan Tocillën, si edhe Meri Seminin.

Gjithashtu urdhër arrest nga SPAK u lëshua edhe për Ferzilet Hajdërin dhe Djana Dedjan.

Kujtojmë se mes personave për të cilët ishin lëshuar urdhër-arreste është edhe ish- kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne