Vazhdojne aktet e shemtuara te djegjes se Kuranit ne Suedi

Stockholm

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm u krye edhe nje sulm tjeter kundrejt Kuranit, raporton Anadolu.

Bayrami Marjan, 47 vjeç me origjinë iraniane, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë në brigjet Angbybadet në zonën Bromma të Stockholmit, duke pohuar se të gjitha fetë duhet të zhduken. Policia mori masa të sigurisë në zonë teksa Marjan dogji Kuranin në mangall.

– Provokimet kundrejt Kuranit në Suedi

Politikani i ekstremit të djathtë danez dhe lideri i Partisë Linja e Ashpër (Stram Kurs), Rasmus Paludan në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Më 21 janar Paludan, dogji Kuranin para ambasadës së Türkiyes në Stockholm.

Personi Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stockholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit.

Edhe më 20 korrik, Momika nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian përpara ambasadës së Irakut në Stockholm dhe më 31 korrik para parlamentit të Suedisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne