Vendimi i gjykatës për autorin e dyshuar, motra e Egli Progës: Padrejtësia filloi që nga policia e shtetit, janë lënë të lirë të gjithë vrasësit

Jonida Proga, motra e të ndjerit Egli Proga, ka folur për mediat pasi Gjykata e Korçës la në qeli autorin e dyshuar të krimit, Denis Meçe nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” dhe liroi tre të arrestuarit e tjerë, që akuzohen për fshehje të krimit. Ajo e ka konsideruar vendimin një padrejtësi, duke shtuar se “Egli po vritet për herë të tretë.

Jonida Proga u shpreh se kemi të bëjmë me vrasje me dashje në bashkëpunim, duke theksuar se “ndaj një njeriu të pafajshëm janë lëshuar një tufë huliganësh”. “Po flisni për padrejtësi që fillojnë nga policia e shtetit, çdo regjistrim që kanë bërë ata, çdo akt që kanë sjellë ata kanë shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, po flasim për një padrejtësi të menjëhershme. Po flasim për banda të bëra bashkë, kam parë skedën e vdekjes dhe në shënim thuhet “vrasje”.

Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë ndaj një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është”, tha ajo. 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje pasditen e 10 Gushtit në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne