Vijojnë luftimet edhe sot midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, përdoren armë të rënda

Luftimet që shpërthyen të dielën midis forcave ushtarake azere dhe armene mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh vazhduan gjatë natës dhe deri të hënën në mëngjes.

Personeli ushtarak dhe vdekjet civile janë raportuar nga të dy palët. Shumica e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin dhe shtetet e BE, kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive dhe fillimin e bisedimeve.

Çfarë po ndodh sot?

Azerbajxhani mohon se Turqia i ka dërguar luftëtarë nga Siria mes luftimeve të Karabakut.

Një ndihmës i Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev mohoi që Turqia të kishte dërguar luftëtarë nga Siria në Azerbajxhan midis luftimeve për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh.

Ambasadori i Armenisë në Rusi tha më herët se Turqia kishte dërguar rreth 4,000 luftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan dhe se ata po merrnin pjesë në luftime, raportuan agjensitë e lajmeve Interfax dhe RIA.

“Thashethemet e militantëve nga Siria që pretendohet se janë rishpërndarë në Azerbajxhan është një tjetër provokim nga pala armene dhe një marrëzi e plotë”, tha ndihmësi, Khikmet Gadzhiev.

Luftimet intensifikohen, përdoren armë të rënda.

Robin Forestier-Walker reporter i Al Jazeera, i cili ka mbuluar gjerësisht zhvillimet në rajon, tha se betejat përgjatë të ashtuquajturës “vijë e kontaktit” – kufiri de facto midis Nagorno-Karabakh dhe Azerbajxhanit, vazhduan në mëngjes.

“Kjo do të përfshinte artileri, raketa dhe ne e dimë se të dy palët kanë vendosur dronë,” tha ai nga Tbilisi, Georgia.

“Dje ne pamë pamje befasuese të lëshuara nga Armenia të tankeve azere duke u shkatërruar, kështu që ne e dimë po përdoren armë të rënda”./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne