Firmoset marrëveshja për projektin e Shportës së Ramazanit për vitin 2025
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim z. Fehd bin Najif el-Beuardi dhe z. Muhamed bin Khaled el-Kalai, përfaqësues të Qendrës Mbreti Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare me seli në Rijad të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe përfaqësuesit e qendrës firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin nga ana e KMSH-së të projektit të Shportës së Ramazanit 2025.
Falë këtij projekti, me mbështetjen e qendrës në fjalë, KMSH do t’u vijë në ndihmë rreth 5650 familjeve nevojtare në mbarë vendin nëpërmjet Myftinive nëpër rrethe, me shporta ushqimore të mjaftueshme për një muaj.
Kjo traditë bashkëpunimi ndërmjet një prej qendrave humanitare më të fuqishme në lindjen e mesme dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë vazhdon me sukses prej tashmë 10 vitesh në vendin tonë.
Ky është një postim në profilin e tyre në Meta të KMSH, pra 10 vite që investohet në varfërimin e shqiptarëve muslimanë duke i trajtuar ata si fukarenj për një copë bukë, ndërkohë që po ky shtet , pra Arabia Saudite, do të investojë miliarda lekë në Sazan bashkë me dhëndrrin e Trump, Jered Kushner. Vizioni i institucionit përfaqësues të muslimanëve shqiptar është vetëm viktimizimi për të lypur racione pilafi për Ramazan nga sheikët arabë!

