Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Shkodër. Autori i vendosjes së tritolin në panelin elektrik të pallatit ku jetonte Hysni Ymeri është 27-vjeçari G.Bushati. G.Bushati dyshohet se është paguar nga 2 të tjerët, por gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se mund te ketë persona të tjerë që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.
Nga autoritet, 27-vjeçarit G.Bushati i janë sekuestrua rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit. Gjithashtu Bushati kapur nga kamerat e sigurisë teksa vendos lëndën plasëse brenda panelit. Pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, që janë identifikuar nga kamerat e sigurisë për gjatë zonës. Mes të shoqëruar kanë qenë edhe shtetasit e arrestuar ditën e sotme, G.Bushati, E.Ibrahimi, E.Hasaj dhe Gj.Zefi.
Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor.
Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim, por ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore si dhe njëkohësisht, grupi hetimor ka ende të paqartë dhe motivin e vrasjes me telekomandim të 67-vjeçarit Hysni Ymeri./tpz


















