Vrasja në azil, prokurorisë nuk i pëlqen vendimi i Gjykatës për shtrimin në spital psikiatrik të Zyhdi Shehut, por e çon në burg

Pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur që autori i vrasjes së shokut të tij në azilin privat Zyhdi Shehu të shtrohet në spitalin psikiatrik, prokuroria nuk e ka miratuar vendimin e togave të zeza, duke urdhëruar që autori të shtrohet në spitalin e burgut të Lezhës.

Por ky vendim bie ndesh me vendimin e Gjykatës gjë për të cilën ka shtyrë mbrojtjen t’i drejtohet me një shkresë Drejtorisë së Burgjeve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Në shkresën e depozituar nga avokati i tij shprehet se edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë ka urdhëruar shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik nga ana e Prokurorisë nuk është zbatuar ky vendim.

Në sallën e gjyqit u paraqit edhe kartela e tij mjekësore, ku u theksuan probleme të shumta shëndetësorë që i moshuari kishte.

Gjykata Tiranës vendosi shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne