Vrau babanë e dy fëmijëvë/ Denis Meçe ofroi garanci pasurore 10 mln lekë, gjykata e refuzoi

Denis Meçe, që akuzohet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec ka kërkuar nga gjykata përmes avokatit të tij që të lihet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose të lihet i lirë me një garanci pasurore.

Në dokumentin e siguruar, avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore me vlerën e 1 milion lekë të reja, sipas tij, një vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës, se nëse Meçe i fshihet drejtësisë, dëmi ekonomik do të jetë i madh.

Por, gjykata ka refuzuar garancinë pasurore dhe ka vendosur për Meçen masën e sigurisë “arrest me burg”. Për këtë rast, ka pasur edhe përplasje mes Policisë e Prokurorisë për dokumentimin e saktë të asaj që ka ndodhur./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne