Vriten 3 ushtarë të tjerë izraelitë në veri të Gazës

Ushtria izraelite herët të mërkurën njoftoi se 3 ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.

Sipas gazetës “Times of Israel”, e cila citon burimet e sigurisë, ushtria izraelite i identifikoi 3 ushtarët si toger Yaron Eliezer Chitiz, 23-vjeç, zëvendës komandant në Brigadën e ushtrisë Givati, rreshteri Itay Buton 20-vjeç dhe rreshteri Efraim Jackman 21-vjeç, të dy nga Brigada Givati.

Në një deklaratë të mëparshme, ushtria izraelite njoftoi për vrasjen e 5 ushtarëve në Gaza, përfshirë komandantë si dhe plagosjen e 43 ushtarëve, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Gjithsej 164 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në enklavën e bllokuar më 27 tetor.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor është rritur në 491. Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20.915 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe duke plagosur 54.918 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 1.200 izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne