Vuçiç i kerkon ndihme Macron-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, rreth situatës aktuale në Kosovë. Në llogarinë personale në Instagram, Vuçiq ka pohuar se i ka thënë Macronit që Kosova është destruktive dhe se ai është e gatshëm për bashkëpunim.

“Dhuna tani e pamaskuar e drejtuar kundër serbëve në Kosovë po heq gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të civilizuar dhe një qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura. E theksova se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe ruajtjen e paqes, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”, ka shkruar Vuçiq.

“Kam kërkuar nga presidenti Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe t’i kthehet sa më shpejt bisedimeve”, shtoi ai.

Vuçiq i ka kërkuar Macronit që të ndalojë autoritetet kosovare siç tha ai “të bëjnë gjëra të kota që synojnë de-përshkallëzimin e situatës”, por i njëjti nuk ka përmendur dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe qytetarëve në veri të Kosovës./TPZ

“E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë që të dëgjojë Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë”, përfundoi Vuçiq./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne