Emiratet do të dhurojnë 25 milionë dollarë për spitalin e ri të fëmijëve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për ndërtimin e spitali të ri per fëmijët në Kosovë.

Të premten, përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ka folur në telefon me ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikh Abdullah bin Zayed dhe ai e ka informuar per kete donacion.

“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, i cili më njoftoi se do të dhurojë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut. pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Twitter./Kohanet/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne