Xhamia Al-Aksa pothuajse e zbrazët për shkak të kufizimeve të policisë izraelite

Policia izraelite e cila vazhdon kufizimet e saj përreth xhamisë Al-Aksa, ashtu si në javët e kaluara pengoi sërish palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë. Forcat izraelite morën masa sigurie intensive duke vendosur barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejuan hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë, e ndonjëherë edhe për palestinezët e moshuar.

Forcat izraelite dhunuan duke shtyrë të rinjtë palestinezë që donin të hynin në xhaminë Al-Aksa brenda Qytetit të Vjetër dhe në dyert e saj. Palestinezët, të cilët nuk u lejuan të hynin në Al-Aksa e falën namazin e xhumasë përreth kompleksit të Al-Aksës.

Qindra palestinezë u rreshtuan dhe falën namazin e tyre në xhaminë në lagjen Ra’s el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon xhaminë Al-Aksa.

Forcat izraelite ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë të ndotur me presion e aromë të keqe të lëshuar nga automjetet kundër të rinjve palestinezë në lagjen Wadi al-Jawz, që ndodhet në afërsi të Mesxhidit Al-Aksës. Ujë i ndotur i lëshuar nga automjetet shkaktoi aromë të keqe në rrugët përreth xhamisë Al-Aksa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne