Zbardhen akuzat ndaj Maduros, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve: Në Nju Jork akuzohet për terrorizëm, trafik droge dhe armësh

Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ka bërë të ditur se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është paditur penalisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut nën akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh.

Sipas Bondit, Maduro akuzohet për “komplot për narko-terrorizëm, komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim të mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese”. Ajo shtoi se këto veprime janë konsideruar si të drejtuara kundër SHBA-së.

Prokurorja amerikane bëri gjithashtu referencë edhe ndaj bashkëshortes së presidentit venezuelian, Cilia Flores, duke deklaruar se të dy, sipas saj, do të përballen me drejtësinë amerikane në territorin e SHBA-ve.

Bondi falënderoi forcat e armatosura amerikane për operacionin që, sipas saj, çoi në kapjen e dy personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, duke e cilësuar misionin si të suksesshëm./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne