Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, KQZ cakton renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo do të renditet i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e 4 gushtit, ndërsa Petro Gjikuria do të jetë i renditur i dyti. Pas hedhjes së shortit nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ky ishte rezultati i goglave.

Pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë. Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne