Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Të hënën e 4 Dhjetorit është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku është zgjedhur dhe kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo strukture e rëndësishme, KED do te drejtohet nga gjyqtari Sokol Ngresi, i cili u zgjodh nga shorti me gogla, nga radhët e Gjykates së Lartë. Ndërkohë që, po me short, është zgjedhur dhe zëvendësuesi i tij, ai do të jetë gjyqtari Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare nga radhët e Gjykates Kushtetuese, Elsa Toska po ashtu dhe Sonila Bejtja.

Ndërsa anëtare zëvendësuese nga Kushtetuesja u zgjodh nga shorti me gogla, emri i Mariana Seminit.

Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Gjyqtarja Irena Brahimi, do të jetë anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Anëtare e dytë do të jetë gjyqtarja Altina Nasifi, po ashtu përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Prokurori Lazer Çardaku është zgjedhur anëtar i Këshillit si Përfaqësues i Apelit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu, nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm do të jetë si përfaqësues në KED, prokurori Genti Xholi. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë prokurorja Irma Balli.

Gjyqtari Ramiz Lala do të jetë anëtari i ri i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës AdministrativeNdërsa gjyqtari Bezart Kaçkini u zgjodh si anëtari i ri zëvendësues i Këshillit si përfaqësues i Gjykatës Administrative./toz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne