Zgjidhet kreu i ri i Bashkisë së Himarës/ Arqile Bollano, u zgjodh me 12 votat e mazhorancës, opozita bojkotoi

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvilluar këtë të premte për zgjedhjen e kreut të bashkisë së Himarës. Në përfundim të mbledhjes, Arqile Bollano është zgjedhur kryetari i ri i komanduar i Himarës. Bollani është zgjedhur me 12 votat e mazhorancës, ndërsa opozita ka bojkotuar këtë mbledhje.

Kujtojmë se kjo mbledhje vjen pas largimit së Blerina Balës nga ky post, e cila pak ditë më parë ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak nga drejtimi i bashkisë së Himarës. Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak ne 29 mars pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan pas hekurave./tp 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne