Zjarr tek Agjencia e Trajtimit të Pronave, arrestohen 2 rojat

jencia e Trajtimit të Pronave është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës që ndodhet në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në kryeqytet, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Polica ka vënë në pranga 2 rojat e godinës, shtetasit, Skëndër Hysa, 62 vjeç dhe Sokol Hamitaj, 46 vjeç me akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mësohet se nga zjarri nuk ka pasur dëme të rëndë materiale. Polica ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne