Zyrtarja e LSI akt heroik, sulmon SHBA: s’ka për të ardhur ndonjëherë koha kur Shqipëria të bëhet han pa porta! Boll më me Ha-Merr-Ik

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, i ka kujtuar edhe njëherë ndërkombëtarëve se nuk ka për të ardhur ndonjëherë koha kur Shqipëria të bëhet han pa porta.

“Boll më me Ha-Merr-Ik”, shkruan Caka, duke perifrazuar një ndër barcaletat e hershme të shqiptarëve ku në vend që të thonin “Amerikë”, shpreheshin “ha-merr-ik”.

Ndërkohë që Caka i rikujton edhe njëherë ambasadorit të BE-së, Soreca se ka disa përgjigje për t’u kthyer pyetjeve që presidenti i Republikës, Ilir Meta, i drejtoi sot, të cilat i rifut në postim dhe njëherë në adresën e saj në rrjetin social.

“Nuk ka për të ardhur ndonjëherë koha kur Shqipëria të bëhet han pa porta! Boll më me Ha-Merr-Ik!”, shkruan ish- deputetja Caka./ tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne