Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Prizren të Kosovës ku me qindra qytetarë kanë bllokuar sheshin përpara Shtëpisë së Kulturës. Një kompani shqiptare kishte njoftuar se kishte 2 mijë kontrata pune për në Gjermani, kryesisht në aeroportin e Hamburgut.

Ky njoftim ka shkaktuar reagim të madh të qytetarët, të cilët janë mbledhur në masë përpara zyrës së kësaj kompanie. Reagimi i njerëzve tregon edhe një herë gjendjen e rënduar ekonomike në Kosovë dhe nivelin e lartë të papunësisë.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i pari në Europë për potencialin e emigrimit dhe i pesti në të gjithë botën.

27