Disa kaseta të vjetra kanë zbuluar detaje të reja të një plani të disa hebrenjve që planifikonin të vrisnin miliona gjermanë duke helmuar furnizimin me ujë të vendit si hakmarrje për Holokaustin.

Avi Merkado, prodhues filmi, gjeti 10 kaseta të varrosura në një muze në Izrael, e në to detajohet se si ky grup partizanësh hebrenj u formua pas Luftës së Dytë Botërore.

Regjistrimet, të cilat kurrë nuk janë dëgjuar në publik, janë në qendër të një dokumentari të ri me titull “Holokausti: Plani i Hakmarrjes”, i cili do të transmetohet për herë të parë më 27 janar.

E sipas raportimeve, ata planifikonin të helmonin ujin e pijshëm në qytetet e mëdha gjermane, si Hamburg, Nuremberg, Frankfurt dhe Munih.

130