Shqiperia

Holanda “monitoron” Shqipërinë, takime në Tiranë para vendimit për negociatat

Nje grup deputetesh te parlamentit holandez kane mbërritur prej dy ditësh ne Tirane, ku jane takuar me disa prej aktoreve politik. Ne përfundim te vizitave, ne nje dalje per mediat ne ambientet e ambasadës holandeze, ata hodhën drite mbi motivet e vizitës se tyre.

Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhendës se reformave. Jemi këtu për të vijuar dialogun duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive.

Deputeti Mulder u ndal dhe tek debati per rikthimin e vizave me Shqipërinë, por theksoi se kjo nuk ka qene çështje e diskutimeve.

Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimit te vizave ka pasur impakt, por kjo çështjen nuk është diskutuar. Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë gjate në parlamentin holandez. Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim.

Gjate dy ditëve te qëndrimit ne Tirane, ata u takuan me përfaqësues te PD, LSI si dhe ministrin ne detyre per evropen dhe punet e jashtme, Gent Cakaj.

OPINIONE