Një 47 vjeçar nga shqiptar nga Kosova, është dënuar nga autoritete zvicerane, pasi përmes mashtrimit të invaliditetit ai ka përfituar shuma të mëdha nga shteti zviceran.

Siç raportojnë mediat zvicerane, 47 vjeçari, kishte përfituar 420 mijë franga për 10 vjet, pasi ai kishte inskenuar një aksident dhe ishte shtirur sikur kishte pësuar dëm të mëdha.

Kosovari e kishte përfituar statusin e invalidit në Zvicër që prej vitit 2000. Por ai ëhstë zbuluar nga autoritet teksa është kapur duke punuar si truprojë në një loka.

Ai u zbulua në tetor të vitit 2008, ku Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Cyrihut kishte marrë një telefonat anonime, se kosovari ishte duke punuar si truproje në një klub në Rumlang për pesë vite.

Videot e detektivëve kishin vërtetuar se ai ishte i integruar dhe shumë aktiv.

Detektivët po ashtu kishin vërtetuar se ai kishte udhëtuar disa herë me automjete të shtrenjta në Kosovë, ku kishte ndërtuar shtëpinë e tij dhe kishte kaluar pushimet në Turqi dhe në Egjipt.

Për shkak të hetimeve autoritetet zvicerane në vitin 2011 vendosën t’ia ndërpresin pensionin.

Në vitin 2016 Gjykata e Qarkut në Dietikon e dënoi kosovarin me 29 muaj burg për mashtrim.

Kundër këtij verdikti ai u ankua në Gjykatën e Lartë të Cyrihut, e cila e dënoi atë të enjten me 36 muaj burg, prej të cilëve 12 muaj duhet t’i vuajë brenda hekurave.

Gjatë procesit u bë e ditur se i akuzuari bashkë me gruan e tij kanë inskenuar një aksident në vitin 2003 me qëllim që të marrin para nga siguracioni.

Për këtë vepër ata janë dënuar për mashtrim.

Gjatë marrjes në pyetje nga gjykatësi, kosovari tha se nuk dinte asgjë për gjendjen financiare të familjes së tij. Për këto punë, tha ai, përgjegjëse është gruaja e tij.

28