Izraeli kundër Iranit në 3 fronte

Kryeministri izraelit ka thënë se ky vend parandalon Iranin që të marr armë nukleare, punon kundër pozitave të tij në Siri dhe po parandalon pranim dorëzimin e armëve të përparuara siriane Libanit, përcolli The Jerusalem Post.

Sipas fjalëve të tij, armët e përparuara janë të destinuara kundër Izraelit. E drejta jonë është të parandalojmë prodhimin dhe pranim dorëzimin e kësaj arme. ”Regjimi në Teheran është faktori kryesor i jostabilitetit në Lindjen e Afërt. Fushata kundër agresionit të tyre akoma nuk k përfunduar, edhe më tutje po punojmë”, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Ai ka theksuar se ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan Mike Pompenë dhe e k falënderuar për atë që administrata e presidentit amerikan Donald Trumpi ka qëndrim të fuqishëm ndaj marrëveshjes nukleare me Iranin nga viti 2015 si dhe sikurse ka cek ai “agresionit” të Iranit ndaj rajonin.

Kryeministri izraelit ka shtuar se Izraeli nuk do të tolerojë sulmet nga Gaza, shkruan The Jerusalem Post. Izraeli gjatë këtij muaji ka akuzuar Iranin për raketimin e rrafshnaltës së Golanit në Siri, dhe i është përgjigjur me sulmet më të fuqishme në Siri që nga fillimi i luftës në vitin 2011.

Kjo njëherit ishte edhe këmbimi ushtarak më gjithëpërfshirës në mes dy rivalëve. Izraeli atëherë ka deklaruar se ka qëlluar me dhjetëra caqe iraniane, si dhe pesë instalime kundërajrore siriane.

Benjamin Netanjahu gjat atij çasti ka kërcënuar me aksione shtesë në Siri, duke paralajmëruar se ushtria izraelit do të sulmojë çdo shtet i cili sulmon shtetin e tij, duke marr parasysh edhe sulmet parandaluese.

Irani ka mohuar theksimet izraelite se ka kryer sulme raketore në forcat e tyre në rrafshnaltën okupuar të Golanit në Siri, duke i quajtur ato deklarime “të shpikura” dhe të ”pabazuara”.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne