Kriza në Jemen, në një masë jo të vogël, është bërë nga vendet e SHBA-së dhe të NATO-s, shpjegon historiani Gerald Horne. Si kurrë më parë, politika e jashtme amerikane në Jemen është e paqartë aq siç është e paqartë në Siri, ku ajo është duke ndjekur një politikë të ngjashme mendjelehtë, shtoi ai.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit jemenas Sana’a të dielën për të protestuar kundër fushatës së bombardimeve të Arabisë Saudite e cila ka hyrë në vitin e tretë.

Sipas OKB-së, mbi 10,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 40.000 janë plagosur në fushatën e bombardimeve. Rreth tre milionë njerëz – më shumë se 11 për qind e popullsisë së Jemenit – kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për siguri.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë kritikuar rëndë për mbështetjen e koalicionit të Rijadit.
Kryqi i Kuq paralajmëron se në qoftë se nuk  gjendet një zgjidhje për konfliktin, Jemenit mund t’i mbarojë totalisht ushqimi në katër muajt e ardhshëm.

Autori dhe historiani Gerald Horne thotë se kriza humanitare është provokuar nga veprimi i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Uria e vazhdueshme që ka mbërthyer Jemenin “ka një ndikim të veçantë shkatërrues mbi fëmijët dhe të rinjtë dhe gratë shtatzëna,” tha ai për RT. “Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes saudite në punët e brendshme të Jemenit.”

Sipas mendimit të Horne, kjo ndërhyrje “është një pjesë e një loje të madhe.”

“Ashtu si në Siri, ku ju shihni se SHBA-ja dhe sauditët janë përpjekur për të destabilizuar regjimin e presidentit Asad me bazë në Damask. Në Jemen sauditët dhe aleatët e tyre amerikanë në mendjet e tyre janë duke luftuar një luftë prokurë me Houthit, një grup indigjen jemenas që është i mbështetur nga iranianët, ashtu siç është edhe regjimi i Asadit në Damask,” shpjegoi ai.

Ai shtoi megjithatë se “ndërhyrja është duke dështuar … është duke shteruar thesarin saudit.”
Horne vazhdoi duke thënë se se “uria është në fund të fundit një çështje politike.”

“Kjo është arsyeja pse, edhe si çdo humanitar unë do të mbështes sigurimin e ushqimit për të uriturit në Jemen. Në fund të fundit, duhet të ketë një zgjidhje politike, në mënyrë që kjo zi buke të ndalojë. Kjo është një nga arsyet pse unë do të shpresoj se partitë do i kushtojnë vëmendje fjalëve të të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili është duke bërë thirrje për bisedime të shpejta për të zgjidhur këtë problem shumë të mundimshëm,” tha ai.

Horne argumentoi se problemi në Jemen “në një masë jo të vogël është bërë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj Veri-atlantikë.”

“Mbani mend se disa dekada më parë në Aden dhe në jug të Jemenit, në veçanti, ka pasur një qeveri të orientuar socialiste, Republika Demokratike Popullore e Jemenit. Por, SHBA-ja, për shkak të psikozës së saj të Luftës së Ftohtë nuk mund të qëndronte për ekzistencën e një regjimi të tillë. Pra, ajo filloi ta destabilizonte atë dhe, nga ai destabilizim është rritur Al-Kaeda në Gadishullin Arabik për shembull”, ka thënë Horne. “Me sa duket, Uashingtoni është kundër rritjes së Al-Kaedës. Por, për çfarëdo arsye, ata janë duke mbështetur ndërhyrjen saudite e cila ndan një hendek me Al-Kaedën në Gadishullin Arabik. Si kurrë më parë, politika e jashtme amerikane në Jemen është e paqartë ashtu siç është e paqartë në Siri, ku ajo është duke ndjekur një politikë të ngjashme mendjelehtë,” shtoi ai. / © Gazeta Impakt

68