Në këtë intervistë speciale, Prof. Peter Kuznick do të flasë në lidhje me bombat bërthamore që janë hedhur në Hiroshima dhe Nagazaki, arsyen e vërtetë të vrasjeve, gënjeshtave dhe këtij pushtimi çnjerëzor të SHBA-së në Luftën e Vietnamit, arsyen pse SHBA-ja filloi një Luftë të Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik, kujt i shërbeu vërtetë atentati i kryer kundër Presidentit Kennedy, imperializmin amerikan kundrejt Amerikës Latine dhe faktin se Lufta kundër Terrorizmit dhe Lëndëve Narkotike është në fakt një mashtrim.

Edu Montesanti: Profesor Peter Kuznick, ju faleminderit shumë fillimisht që pranuat të bëni këtë interviste. Në librin Historia e patreguar e Shteteve të Bashkuara, (The Untold History of the United States) Oliver Stone dhe ju zbuloni se nisja e bombave atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki nga presidenti Harry Truman ka qënë ushtarakisht e panevojshme dhe më pas listoni arsyetimet për një gjë të këtillë. A mund të na ofroni pikëpamjen tuaj në lidhje me këtë çështje?

Peter Kuznick: Sa herë që mëështë dhënë rasti të flas me njerëz jashtë Shteteve të Bashkuara, shumica prej tyre mendojnë se bombardimet atomike ishin të panevojshme dhe të pajustifikueshme. Megjithatë,shoh me një habi shumë të madhe se shumica e amerikanëve besojnë ende se bomba atomike janë akte në fakt humane, sepse ata shpëtuan jetën e jo vetëm qindra e mijëra amerikanë që do të kishin vdekur në rast tënjë pushtimi, por edhe jetët e miliona japonezëve!

Ky është një iluzion ngushëllues që është përvetësuar nga shumë amerikanë, veçanërisht nga ata më të moshuar. Ky është një nga mitet themelore që rrjedhin nga Lufta e Dytë Botërore. Veçanërisht është propaganduar qëllimisht nga Presidenti Truman, Sekretari i Luftës Henry Stimson dhe shumë të tjerë të cilët gjithashtu kanë përhapur edhe më shumë informacionin e gabuar se ishin bombat atomike qëdetyruan Japoninë të dorëzohej. Në kujtimet e tij,Trumanika treguar se sipas mendimit të tij bombat atomike kanë shpëtuar një gjysmë milioni jetë amerikane.

Presidenti George H.Ë. Bush më vonë e çoi deri në “miliona”numrin e të shpëtuarve. Ndëkohë që realiteti qëndron se bombat atomike as nuk shpëtuan jetën amerikane, as nuk kontribuan ndjeshëm në vendimin japonez për t’u dorëzuar në luftë. Madje krejt e kundërta, ata ndoshta kanë vonuar edhe më shumë fundin e luftës dhe kanë shkaktuar edhe humbjen e jetëve të amerikanëve. Ata me siguri kanë shkaktuar edhe humbjen e jetëve të qindra mijëra japonezeve dhe plagosën shumë më tepër.

Ashtu siç bëhet edhe mëe qartë nga raporti i janarit të vitit 1946, të publikuar nga Departamentit i Luftës së SHBA-së, ka pasur shumë zyrtarë japonezë të cilët mund të mbështesin  teorinë seishin shpërthimet atomike që çuan në vendimin e tyre për t’u dorëzuar.Një gjë e këtillë është pranuar kohët e fundit në mënyrë disi paradoksale nga Muzeu Kombëtar i Marinës të SHBA-së në Uashington DC, ku thuhet se: “Shkatërrimi i madh i bombardimeve të Hiroshima dhe Nagasaki dhe humbja e 135,000 njerëzve kanë ndikuar pak në vendimin e ushtrisë japoneze për t’u tërhequr.Megjithatë, pushtimi sovjetik i Mançurisëi ndryshoi mendjet.” Pak amerikanë e kuptojnë se gjashtë nga admiralët dhe gjeneralët me shtatë yjetë Amerikës – që kanë marrë yllin e pestëgjatë kësaj lufte – kanë bërë me dijeqëndrimin e tyre duke thënë se bombat atomike ishin edhe ushtarakisht të panevojshme por edhe moralisht të të papranueshme.

Në këtë listëzyrtarësh ushtarak përfshihen Gjeneralët Douglas MacArthur, Dwight Eisenhower, Henry Arnold dhe Admiralët William Leahy, Ernest King dhe Chester Nimitz. Leahy, i cili ka shërbyer si shef i shtabit për presidentët Roosevelt dhe më pas Trumanan, i ka komentuarhedhjet e bombardimeve atomike si “shkelje të çdo etike të krishterë dhe të gjitha ligjevetë njohura të luftës që kam dëgjuar deri më tani.” Ai për më tepër ka vazhduar duke thënë se “japonezët ishin mposhtur përpara këtyre bombave dhe ishin të gatshëm që të dorëzoheshin… Përdorimi i kësaj arme barbare në Hiroshimë dhe Nagasaki nuk ka sjellë në fakt asnjë ndihmë materiale në luftën tonë kundër Japonisë. Duke qenë vendi i parë që e përdor një armë të këtillë, ne adoptuam një standard etik të përbashkët me barbarët e epokave të errëta të botës.”

Eisenhower e kishte pranuar faktin se japonezët ishin mposhtur tashmë. Për më shumë, MacArthur është shprehur se japonezët do të dorëzoheshin disa muaj më parë nëse SHBA-jado t’u kishte premtuarse mund ta mbanin perandorinë e tyre. Gjë të cilën amerikanët e bënë në fund fare.

Atëherë, çfarë ndodhi vërtetë? Deri në pranverën e vitit 1945, ishte e qartë për shumicën e udhëheqësve japonezë se fitorja ishte e pamundur. Në shkurt të vitit 1945, princi Fumimaro Konoe, kryeministri japonez i asaj kohe, i shkroi perandorit Hirohito duke iu shprehur kështu:“Më vjen keq të them se humbja e Japonisë është e pashmangshme”.

Të njëjtin vlerësim për situatën do të parashtronte edhe Këshilli i Lartë i Luftës në muajin maj kur deklaroi se “hyrja në luftë e sovjetikëve do të shkaktonte një goditje vdekjeprurëse për Perandorinë”, deklaratë që u përsërit shpesh mëpas ehe nga udhëheqësit japonezë.

SHBA-ja, e cila kishte arritur që të thyente kodet japoneze dhe po përgjonte kabllot japoneze, ishte plotësisht e vetëdijshme për dëshpërimin gjithnjë e më shumënë rritje të Japonisë për t’i dhënë fund luftës nëse SHBA-ja do të lehtësonte kërkesën e saj për “dorëzim të pakushtëzuar”. Jo vetëm që Japonia ishte tashmë e sfilitur ushtarakisht, por edhe sistemi hekurudhor i saj ishte shkatërruar vende vendegjë që kishte sjellë furnizimin me ushqime që të pakësohej gjithnjë e më shumë. Vetë Truman iu referua kabllit të 18 korrikut të përgjuar të cilit i referohej si“telegrami nga perandori i Japonisë nga ku kërkon paqe.” Udhëheqësit amerikanë gjithashtu e dinin se ajo që Japonia me të vërtetë kishte frikë ishte mundësia e një pushtimi sovjetik, të cilin ata manovruan për të parandaluar pa ndonjë sukses.

Udhëheqësit japonezë nuk e ishin tw vetwdijshwm se tre muaj pas përfundimit të luftimeve në Evropë,Stalini kishte rënë dakord në Jaltë qw të hynte në Luftën e Paqësorit. Megjithatw, Truman e dinte këtë gjw dhe e kishte kuptuar rëndësinë qw kishte kjo gjw. Që në fillim të 11 prillit tw vitit 1945, Shtabi i Përbashkët Informativ i Shefave të Përbashkët të Shtabit raportoi se “Nëse në çdo kohë Bashkimi Sovjetik duhet të hyjë në luftë, të gjithë japonezët do ta kuptojnë se humbja absolute është e pashmangshme.”

Gjatë mbledhjes së Potsdamit, të zhvilluar mes të korrikut, Truman bënte me dije konfirmimin e Stalinit se sovjetikët po futeshin në luftë, përr të cilën ndihej i lumtur dhe që e ka përmendur edhe në ditarin e tij, ku shkruante “Japonezëve i erdhi fundi.” Ditën tjetër ai  do t’i shkrunte një letër bashkëshortes së tij ku i tregonte se: “Ne do t’i jap fund luftës një vit më herët, dhe mendo për fëmijët që nuk do të vriten më.”

Për këtë arsye ekzistonin dy mënyra për të sjellë sa më shpejt fundin e luftës pa qënë e nevojshme që të hidhen bomba atomike. E para ishte ndryshimi i kërkesës për dorëzim të pakushtëzuar dhe informimi i japonezëve se ata mund të mbajnë perandorinë, gjë të cilin shumica e politikëbërësve amerikanë donin të bënin gjithsesi më parë, sepse e shihnin perandorinë si çelësin e stabilitetit të periudhës që do të vinte pas luftës. E dyta ishte të priste pushtimin sovjetik, i cili filloi në mesnatën e 8 gushtit.

Ka qënë pushtimi sovjetik ai i cili ka qënë vendimtar për dorëzimin e Japonisë dhe jo bomba atomike, efektet e të cilëve vazhdojnë të zgjaten në kohë për vlerësuar dhe ishin më të lokalizuara. Pushtimi sovjetik diskreditoi plotësisht strategjinë ushtarakeketsu-go të Japonisë (strategjia japoneze për mbrojtjen e ishujve). Ushtria e Kuqe e fuqishme shkatërroi menjëherëUshtrinëe Japonisë. Kur Kryeministri Kantaro Suzuki është pyetur se përse Japonia duhej të dorëzohej kaq shpejt, ai është përgjigjigjur se nëse Japonia do të vononte më shumë dorëzimin e saj, “Bashkimi Sovjetik do të arrinte të merrte jo vetëm Mançurinë, Korenë, Karafuto, por edhe Hokkaido.Një gjë e këtillë do të shkatërronte themelet e Japonisë. Ne duhet t’i jepnim fund luftës në momentin që mund të arrinim në një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.” Pushtimi sovjetik ndryshoi ekuacionin ushtarak; bombat atomike, pavarësisht së të tmerrshme ishin nuk arritën të bënin një gjë të këtillë. Deri në atë moment, për muaj të tërë amerikanët vazhdonin të bombardonin qytetet japoneze. Siç ka treguar Yuki Tanaka, SHBA-jaderi në atë moment kishte bombarduar më shumë se 100 qytete japoneze.

Në qendër të qytetit Toyama,shkatërrimi kishte arritur deri në 99.5 për qind. Udhëheqësit japonezë tashmë kishin pranuar se Shtetet e Bashkuara mund të shkatërronin të gjithë qytetet japoneze. Hiroshima dhe Nagasaki ishin dy qytete të tjera që u kishte ardhur rradha të dorëzohesh. Megjithatë, pushtimi sovjetik u provoi të ishte shkatërrimtar siç edhe e kishin parashikuar edhe udhëheqësit amerikanë dhe vetë ata japonezë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dëshironin të përdorin bomba atomike pjesërisht si një paralajmërim për sovjetikët për t’i bërë me dije se çfarë i pristeata nëse tentonin të ndërhynin në planet e SHBA-së për arritjen e hegjemonisë në periudhën e pasluftës. Kjo ishte pikërisht mënyra sesi Stalini dhe stafi rreth tij në Kremlin i interpretuan këto bombardime. Përdorimi amerikan i bombave kishte pak efekt mbi udhëheqësit japonezë, por kjo ngjarje ishte një faktor kryesor në fillimin e Luftës së Ftohtë.

Dhe me këtë gjëe vuri botën në një shteg rrëshqitës drejt asgjësimit. Truman ka bërë me dije se në të paktën tri raste të ndryshme që ai i kishte dhënë zanafillën një procesi që mund të rezultojë në fundin e jetës në këtë planet. Kur u informua në Potsdam se sa e fuqishme ishte prova e bombës së 16 korrikut në Nju Meksiko, ai do të shkruante më pas në ditarin e tij: “Ne kemi zbuluar bombën më të tmerrshme në historinë e botës.Ky mund të jetë shkatërrimi i zjarrit në luginën e Eufratit që profetizoi pas Nuhut dhe anijes së tij të mrekullueshme.”

Kështu arrijmë në përfundimin se bombardimet atomike jo vetëm që kontribuan shumë pak në përafimin e fundit të luftës, por filluan një proces që vazhdon të kërcënojë edhe sot njerëzimin me asgjësim edhe 70 vjet pas shpërthimeve. Ashtu si Oliver Stone dhe unëjemi shprehur në librinHistoria e patreguar e Shteteve të Bashkuara, vrasja e civilëve të pafajshëm është një krim lufte. Për të kërcënuar njerëzimin me zhdukjen është shumë më keq se kaq. Është krimi më i keq që mund të kryhet ndonjëherë.

Burimi : Global Research / ML

47